Dy prej banorëve të spektaklit televiziv “BBVK2”, Lumbardhi dhe Kader, janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin.
Gjatë ditëve të fundit, momentet mes dyshes janë bërë gjithnjë e më të ngrohta.
Puthjet dhe përqafimet e tyre janë bërë pjesë e rutinës së përditshme, duke sjellë një ndjenjë të një lidhjeje që thellohet me kalimin e çdo dite
Përpos kësaj dyshja kanë bërë një kërkesë ku kanë kërkuar një darkë romantike vetëm për ata të dy, një hap që tregon se ata dëshirojnë të shijojnë një moment intimiteti dhe qetësie larg syve vëzhgues të shtëpisë dhe banorëve të tjerë.