Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Gara e shpejtësisë përfundon në tragjedi në Kosovë, makina përplas për vdekje 3 të rinj! (VIDEO) nga momenti fatal

Gara e shpejtësisë përfundon në tragjedi në Kosovë, makina përplas për vdekje 3 të rinj! (VIDEO) nga momenti fatal

December 17, 2023
in Lajme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një aksident i rëndë u mori jetën 3 personave në afërsi të Prizrenit. Aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën.

KOSOVË- Garat e shpejtësisë kanë përfunduar me vdekjen e 3 të rinjve në Kosovë dhe plagosjen e 3 të tjerëve! Aksidenti tragjik, ndodhi rreth orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës 22:45, (16 dhjetor) në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të Prizrenit.

Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare. Sipas mediave në Kosovë, shoferi që ka përplasur kalimtarët është Arlind Syla, familjar i Lordit. Policia bëri me dije se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin fatal është vënë në pranga.

“Gjatë drejtimit në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për ekspertizë”,- njofton policia.

Sipas raportimeve aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kritik. Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po ndiqte nga afër garën dhe ka kapur momentin e tmerrshëm që për tre të tjerë ishte fatal. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga Policia e Kosovës.

Dy nga viktimat Lordi dhe Molosi ishin edhe futbollistë. Ish-klubi i tyre, ”KF Gjakova” ka reaguar përmes një postimi në Facebook, të cilët kanë shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”, shkruhej në postim.

Previous Post

“Së shpejti…”, Arbana Osmani sapo i dha fund të gjitha dilemave?

Next Post

CEO i OpenAI zbulon frikën e tij më të errët për Inteligjencën Artificiale

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al