Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj gardistëve këtë të premte
Mjaçaj është konfliktuar me dy të dënuar të tjerë, Arben Lleshin dhe Indrit Shaqjën. Lleshi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, raportohet se i dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë ka marrë peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nuk ka policë apo civilë të lënduar.
“Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej dhe ndërkohë situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar“, njofton Drejtoria e Burgjeve.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm “41 bis”. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cenojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.
Sokol Mjaçaj është i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.
Idrit Shaqja vuan dënimin me burg për vrasjen e dy të moshuarve në Durrës, të cilat u masakruan në mënyrë barbare para se te ndërronin jetë. Krimin, ai e kreu me gjakftohtësi në shtator në vitin 2014. Ai hyri për të grabitur në shtëpinë e të moshuarve gjatë mesnatës. Kur viktimat u zgjuan nga gjumi, ai i ka torturuar deri në vdekje.
Indrit Shaqja
Arben Lleshi është dënuar për vrasjen e një bashkatdhetari në Britaninë e Madhe. Lleshi nga fshati Laç-Bruçi i Matitvrau Agim Hoxhën në 10 prill 2012. Vrasja ndodhi në një apartament në qytetin anglez të Southempton dhe më pas, trupi i tij u dogj në një makinë tip “Mercedes Benz”.
Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, 39-vjeçari Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.