Blero ka folur për jeta e tij së fundmi në BBV Kosova, dhe ndër të tjera ka zbuluar se si ka qenë jeta e tij në Suedi dhe se si ka ndikuar jetesa atje në shëndetin e tij mendor.
“Kam shkuar në Suedi në moshën 11-vjeçare, ka qenë një kohë shumë e vështirësi, sidomos për babën tim që ka qenë i ndjekur prej regjimit serb”, është shprehur Blero.
“Është pjesë ku nuk kisha pas qejf me ndodh ndonjë herë se ka qenë presion shumë i madh.
Ka ndikuar shumë, jam munduar me qenë shumë i fort. Diku para tri viteve mu ka deshtë të shkoj për trajtim, jashtë vendit, se ka ditë kush ku jam, më ka bo shumë mirë.
Si tip i mbyllur kam shkuar për një trajtim për gjendje emocionale, rreth dy muaj në trajtim, për depresion, ankth edhe më ka bë shumë mirë”, ka shkuar ai më tej.
Kujtojmë që moment shumë emocionues brenda shtëpisë së BBV ishte kur Blero është takuar me vajzën e tij, Tarën.
Ndërkohë këngëtari ka folur edhe për të dashurën e tij, teksa e cilësur veten të bekuar që e ka takuar.