Është njëra nga shtëpitë më të mëdha në Kosovë. Hapësira që ajo ka të ofron komoditetin që t’i vendosësh të gjitha gjërat në vendin e vet, aq më tepër rrobat e këpucët.
Por, kjo hapësirë gjigande e fBig Brother VIP Kosova nuk po shfrytëzohet nga “njerëzit e rëndësishëm” që janë bërë pjesë e edicionit të dytë të këtij spektakli.
Një pamje tmerruese, pavarësisht vërejtjes nga moderatori i këtij formati ‘prime-n” e kaluar, i cili iu tha se një neglizhencë e tillë e pastërtisë nuk është e hijshme për ta, vjen sërish sot.
Në dhomën e gjumit, dhomë kjo e cila pastërtia e saj duhet të jetë e një tjetri nivel, janë kapur pamje aspak të këndshme.
Këpucë te vendi ku e vendosin kokën për gjumë, pije gjithandej, rroba mbi shtretër, pothuajse asnjë shtrat i rregulluar, e gjithçka tjetër që nuk duhet të jetë shembull nga VIP-at.