Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Elma Doresi: “Nuk e fitova Akademinë, kjo ishte goditja e parë që mora nga arti”

Elma Doresi: “Nuk e fitova Akademinë, kjo ishte goditja e parë që mora nga arti”

December 11, 2023
in Ekskluzive
Share on FacebookShare on Whatsapp

E ftuara e rradhës në podcast-in ‘Thjesht me Tean’ ishte regjisorja e njohur Elma Doresi. Në një bisedë të këndshme për teatrin, por jo vetëm, Elma na dha nje tablo më të qartë të jetës kulturore në Shqipëri. Ajo na tregoi se pasioni për regjinë i lindi gjatë pjesëmarrjeve të saj në ‘Rin Fest’ ndërkohë që na tregoi se vitin e parë të konkurimit, ajo nuk e fitoi dot degën e Regjisë në Akademinë e Arteve. Gjithsesi kjo nuk e dekurajoi dhe Elma e provoi përsëri, këtë herë duke ia dalë mbanë.
Elma: -E ndoqa konkursin, i shikoja dhe konkurentët dhe isha shumë e bindur që unë do të fitoja. Kështu që pas tre ditëve, sepse Regjia e Teatrit e ka 3 ditë konkursin, pas 3 ditëve vjen dhe dita e përgjigjeve dhe aty marr goditjen e parë në art
Tea: -Që nuk fitove
Elma: -Që nuk fitova
Tea: -Qave?
Elma: -A kam qarë? Kam ardhur në shtëpi, babi ka qenë poshtë pallatit duke më pritur, kam bështetur kokën tek babi
Tea: -Babi duke thënë ‘Sa mirë, të shkojë për mjekësi’
Elma: – Babi më tha këtë: ‘Mos u përzit, ti mund të konkurosh prap për mjekësi’. Pastaj ka qenë një vit shumë i vështirë Tea të them të drejtën, sepse unë jam një njeri që i përjetoj shumë, vazhdoj ende t’i përjetoj gjërat shumë. Ka qenë një vit vetëm ëndrrash, komisionesh, viza e kuqe…
Tea: -Artistët kështu i përjetojnë
Elma: -Sikur unë ndeshesha me komisionin, më thonin: ‘A nuk e kupton pse nuk fitove, ti nuk ke talent, nuk je për këtë gjë’. Domethënë këto kanë qënë, derisa vijmë në vitin e dytë që unë rimarr edhe një herë forcat, që ishte shumë e vështirë…
Tea: -Dhe kjo është për tu vlerësuar Elma
Elma: -Sepse gjithmonë ti mendoje, ok unë këtë gjë bëra edhe herën e parë dhe se fitova. Kjo ishte ajo që mua më pengonte, megjithatë i rimarr edhe një herë forcat, shkoj, konkuroj dhe dal e 10-ta. Tashmë viza e kuqe ishte poshtë meje.
Ndoshta ky podcast do të ndihmojë dikë që po kalon diçka të tillë, si mesazh se nuk duhet të dorëzohemi përballë dështimeve, sepse ndoshta thjesht nuk është momenti ynë.

Previous Post

E quajti të papjekur, Ina i përgjigjet Valbonës gjerë e gjatë (Foto)

Next Post

Ja pse duhet t’i lani gjithmonë rrobat e reja përpara se t’i vishni

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

Tragjedia në familjen e Gjestit, reagon Egli Tako: Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm

September 26, 2025
Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

Foto/ Tragjedia që përfshiu familjen e Gjestit, ish-konkurrentët e Big Brother i qëndrojnë pranë artistit

September 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al