Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Drake i dashuruar me Shqipërinë! Vishet me simbolet e flamurit shqiptar për këngën e re (Video)

Drake i dashuruar me Shqipërinë! Vishet me simbolet e flamurit shqiptar për këngën e re (Video)

November 29, 2023
in Showbiz
Share on FacebookShare on Whatsapp

Reperi me famë botërore, Drake ka publikuar videoklipin e këngës më të re, të shkëputur nga albumi me titull “For All The Dogs”, në të cilën përmend edhe Prishtinën.

E titulluar “Polar Opposites”, kënga eksploron temat e konfuzionit, mospërputhjes dhe paqëndrueshmërisë emocionale të këngëtarit amerikan në një marrëdhënie romantike me një vajzë të quajtur Mariana. Ndërsa në vargje flitet edhe për propagandë, tensione edhe kryeqytetin e Kosovës.

Kënga iu prezantua fillimisht publikut si audio gjatë tensioneve të veri të Kosovës, ndërsa dy orë më parë është publikuar edhe videoklipi.

Në një vëzhgim të thjesht, ajo çka bie në sy janë motivet e përdorura nga reperi kanadez në klipin e këngës; pikërisht xhaketa e kuqe me shqiponjën e zezë në shpinë. Ndërsa klipi publikohet në një moment tepër të veçantë për shqiptarët, festat e nëntorit – me datën 29 që shënon Ditën e Çlirimit të Shqipërisë.

“Ti më vendos kufizime. Pse trajtohem ndryshe?

Dielli po perëndon në Atlantik, vë bast se do të shfaqet një hënë e plotë. Pyes veten se çfarë tronditi varkën tënde. Çfarë e mban zemrën tënde të rëndë duke lundruar; Nuk e di, nuk e di”– thuhen në vargjet e këngës.

“Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim; Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese; Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë; E di që tensioni po rritet; Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë”, thotë mes të tjerash në vargjet e këngës reperi kanadez.

Ndërkaq, referenca për Prishtinën mund të tregojë dallime kulturore ose mosnjohje se si bëhen gjërat mes çiftit, duke kontribuar më tej në përplasje dhe tension. Nuk dihet se prej nga ka ardhur frymëzimi për të përmendur kryeqytetin e Kosovës në këngë, ndërsa në një mesazh në Insta Story Drake falenderon producentin Gent Memishi për këngën, duke shkruar “Bravo shqipe”.

Previous Post

Humbi vajzën në aksidentin tragjik, Vangjel Tavo: Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time

Next Post

Kim Kardashian thotë se familja e saj mashtroi sistemin për t’u bërë e famshme

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al