Në episodin e dytë të podcastit ‘Sport me Sabin’ ishin të ftuar dy ish-futbollistë të kombëtares sonë, Armend Dallku dhe Alban Tafaj. Sportistët ndanë me ne nostaligjinë e fushës së blertë, dhomave të zhveshjes dhe sekrete profesionale.
Një ndër momentet me kulminante të intervistës ishte pjesa kur Dallku ndau momentin e marrjes së lajmit se mund të ishte pjesë e kombëtrares. Ai e cilësoi aq të veçantë sa e konsidoeroi si detyrim për t’i shërbyer atdheut.
⦁ “-Kur më ka ardhur ftesa mua për tu bërë pjesë e kombëtares B të Shqipërisë, të them të drejtën dy ditë nuk kam fjetur fare. Një gjë e pakonceptueshme për momentin, ka qenë e rastësishme, një bashkëbisedim mes të ndjerit Sabri Hashanit, i cili ka qenë president i Federatës së Kosovës, përpara Fadil Vokrrit, edhe një bashkëbisedim me Armandon atëherë i thotë: ‘A ke ndonjë futbollit, çun të ri që është me perspektivë?’ Unë isha atëherë zjarr fare…
-Në kulmin tënd
– Edhe Sabri Hashani thotë që e kemi një çun interesant, po merreni dhe shiheni se besoj që mund t’ju bëjë punë. Edhe me marrin mua në telefon më thonë që duhet të paraqitem në Tiranë nesër në orën kaq. Edhe unë gjithë emocion…
-Kujt ia the të parit lajmin Armend?
-Normalisht që babait tim. I thash kështu-kështu, ai se besonte se normal ishte e paimagjinueshme, që një futbollist nga kampionati i Kosovës
-Ëndrra e babit gjithë jetën
-Si ishte momenti i parë kur veshe fanellën kuq e zi, kur zbrite në fushë? Si ishin emocionet?
– Me thënë të drejtën, aq ishin emocione të forta, sa jo vetëm atë ndeshje, ose atë stërvitje, por për vite me rradhë, ftesën e kombëtares e kam konsideruar si ftesë për shtetin, ose po të thërret ushtria në një farë forme që shteti ka nevojë për ty.”