Të ftuarit e rradhës në MuZEv, podcastin më të ri nga artistja Evi Reçi, ishin përfaqsuesit e muzikës tallava në Shqipëri, Ervin Gonxhi, Ad Sybardhi dhe Florian Tufallari.
Artistët na treguan më shumë për muzikën që ata luajnë, të ardhurat që përfitojnë nga ky aktivitet dhe disa sekrete të vogla për karrierën e tyre.
Por ajo që ra në sy, ishte fakti se djemë konfirmuan largimin së shpejti nga muzika, por pa pranuar të japin detaje të mëtejshme.
Ervin: Do ta them ekskluzive vetëm tek emisioni yt sot, unë dhe Adi jemi pranë lënies së kësaj gjësë (muzikës live). Po e kam sinqerisht.
Evi: Çfarë ka ndodhur?
Ervin: Unë nuk dua ta flas sot
Evi: Pauzë ndoshta?
Ervin: Është një term tjetër, nuk dua ta përfshij në profilin që ne kemi.
Nga ndjekja e plotë e këtij podcast-i, mund të lexojmë nën rreshta se shkak i këtij vendimi mund të jetë edhe feja myslymane, të cilën djemtë kanë disa kohë që e praktikojnë. Kujtojmë se në islam, muzika konsiderohet ‘haram’. Ndiqni të plotë podcast-in më poshtë: