Lidhja mes Neymar Jr, 32 vjeç dhe Bruna Biancardi, 29 vjeç, ka marrë fund. Lajmi për përfundimin e romancës vjen nga gazetari Thiago Sodré, nga ‘Correio Braziliense’. Sipas tij, mes të dyve tashmë ka vetëm një marrëdhënie të përzemërt për të rritur vajzën e tyre Mavie, e cila erdhi në jetë më 6 tetor.
Ish-çifti po pret momentin e duhur për të bërë njoftimin. Arsyeja e ndarjes thuhet se janë polemikat që ylli i futbollit dhe influencuesja patën gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, të tilla si tradhtitë dhe festat nga sulmuesi në rezidencën e tij në Mangaratiba, në Costa Verde të Rio de Janeiro.
Si ishte marrëdhënia e Bruna Biancardi dhe Neymar Jr?
Të dy filluan të takoheshin në prill të vitit 2022, por besohet se ata kishin qenë së bashku për më gjatë. Në gusht të të njëjtit vit, ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Në janar 2023, ata u rikthyen sërish bashkë. Në pak kohë, ata njoftuan se do të bëheshin prindër.
Në korrik, Fernanda Campos zbuloi në internet se kishte një lidhje me Neymar dhe se të dy kishin qenë bashkë edhe në ditën e Shën Valentinit. Rasti bëri jehonë të madhe dhe, në atë kohë, futbollisti kërkoi një falje publike për të dashurën e tij të atëhershme, Bruna Biancardi. Më vonë, u shfaqën thashetheme të reja për tradhti.
Në tetor, u zbuluan imazhe të Neymar duke shijuar një natë në një klub nate në Barcelonë, Spanjë, së bashku me disa vajza të tjera. Videoja bëri që Biancardi të flasë në mediat sociale, duke thënë se ajo ishte “e zhgënjyer edhe nsërish”. Menjëherë pas kësaj, ajo hoqi unazën e fejesës.
Fundjavën e kaluar, Neymar, i cili po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju, tërhoqi vëmendjen e publikut duke organizuar një festë në rezidencën e tij në Mangaratiba, Rio de Janeiro. Informacioni u prit keq nga fansat, duke qenë se ai sapo është bërë baba për herë të dytë dhe e fejuara e tij po shërohet nga lindja e parakohshme.
Disa orë më vonë, Bruna ndau mesazhe misterioze që ishin indirekt për Neymar. Në të njëjtën ditë, lojtari iu përgjigj komenteve indirekte pa përmendur influencuesen.
“Mos prisni që një person të ndryshojë nëse nuk mund të shohë një problem me atë që bën”, thuhej në mesazhin e ripostuar nga Biancardi. “
Të kujdesemi për jetën tonë është tashmë kaq e ndërlikuar, kështu që pse të flasim për jetën e njerëzve të tjerë? Secili ka arsyet e veta për të bërë atë që bën, për të qenë ata që janë. Jetoni jetën tuaj, bëjini ditët tuaja më të lumtura dhe lërini të gjithë të gjejnë paqe në mënyrën e tyre”, u përgjigj Neymar.
Dyshja nuk ndiqen më në Instagram.