Dashi
Mundohuni të jeni më të qetë: mund të ketë ende tensione ose keqkuptime në familje ose me njerëzit përreth jush. Ka ende vonesa apo probleme në punë që ju shqetësojnë. Dashuria nuk është ende në maksimumin e saj.
Demi
Mundohuni të shmangni konfliktet: e nesërmja do të jetë një ditë paksa e qetë ku duhet të përpiqeni të rifitoni qetësinë. Gjërat nga kjo e premte 3 do të jenë më mirë pasi ky muaj ju sheh në një rikuperim të qartë si në planin emocional ashtu edhe në atë të punës.
Binjakët
Ju keni Hënën në anën tuaj. Duke filluar nga dhjetori nuk do të ketë më një Jupiter kundërshtar dhe gjërat do të shkojnë edhe më mirë. Ndoshta është dikush që do të donte që t’i kushtonit pak kohë.
Gaforrja
Horoskopi i Paolo Fox tregon se takimet e reja janë interesante, mos i nënvlerësoni sepse mund t’ju japin emocione të mira. Për sa i përket punës, ka disa mundësi të mira: pas një periudhe të gjatë të vështirë tani mund të veproni dhe të shihni rezultatet e para.
Luani
Horoskopi i Paolo Fox tregon se në këtë periudhë Jupiteri do të ketë një tranzit pozitiv në shenjën tuaj që do të favorizojë edhe sektorin e punës qoftë dhe nëse mund të ketë ende probleme financiare. Mundohuni të bëni më shumë aktivitet fizik.
Virgjëresha
E dashur Virgjëreshë, po digjeni nga një dëshirë e madhe për të thënë gjithçka që mendoni dhe për të rindezur një pasion: është e ndaluar të mbylleni në shtëpi sepse yjet do t’ju ndihmojnë për të qenë në çift! Ngjarjet që kanë ndodhur që nga muaji mars ju kanë bërë të reflektoni dhe kanë shkaktuar një revolucion në mënyrën se si e konceptoni jetën.
Peshorja
Horoskopi i Paolo Fox saktëson se do të keni një të premte pozitive përsa i përket dashurisë: nuk përjashtohet mundësia që të përjetoni lidhje të reja, gjithçka që ka lindur së fundmi mund të bëhet shumë e rëndësishme. Jeni duke kapërcyer një moment tensioni në punë.
Akrepi
Thjesht duhet të jeni të kujdesshëm ndaj një axhitimi të veçantë që mund t’ju godasë thellë dhe që mund t’ju bëjë pak më intolerant. Për punën momentalisht aktiviteti është pak i ngadalshëm, sepse nuk do të keni shumë energji gjatë kësaj të premteje.
Shigjetari
Dashuritë që lindin tani janë të rëndësishme. Një aventurë gjithashtu mund të jetë e mirë, por ju dëshironi qetësi, prandaj nëse keni përjetuar një krizë tani dëshironi të rikuperoni. Ndaj rizbuloni pasionin dhe dashurinë e vërtetë. Në punë mund të ketë avantazhe sidomos për ata që punojnë në mënyrë të pavarur.
Bricjapi
Ditë pozitive: por përpiquni të mos jeni shumë nervozë dhe të tensionuar, sepse mund të prishni diçka me këtë qëndrim. Për sa i përket profesionit, ata që janë të vetëpunësuar duhet të optimizojnë punën e tyre.
Ujori
Një ditë e premte pozitive për ndjenjat: mund të rizbuloni pasionin dhe të rikuperoni një dashuri, ose më në fund të vendosni të jetoni një lidhje në një mënyrë më të ekuilibruar dhe madje ta bëni lidhjen zyrtare. Mundohuni të kufizoni shpenzimet dhe të rishikoni çështjet e punës, por mos flakni tutje çdo gjë pa e menduar më parë me kujdes.
Peshqit
Hëna mund t’ju ndihmojë, por vetëm nëse dëshironi të përfshiheni në dashuri, ndaj nëse doni të jeni të zënë, dilni dhe takoni njerëz të rinj. Ndryshe është situata për ata që, përkundrazi, kanë dy njerëz, dy ndjenja të ndryshme në zemrat e tyre.