Gara për titullin në MotoGP po bëhet gjithnjë e më emocionuese. Jorge Martin triumfoi në garën e Tajlandës për të ngushtuar distancat me Francesco Bagnaia në vetëm 13 pikë.
Një garë spektakolare në Buriram, e dominuar totalisht nga Martin me Ducatin e tij. Spanjolli ishte i jashtëzakonshëm në pistë, teksa pas fitimit të garës Sprint dhe pole-position kurorëzon me vendin e parë këtë garë ndoshta vendimtare për titullin kampion.
Rivaliteti është më i nxehtë se kurrë tre gara para fundit, ku do të vendoset në Malajzi, Katar dhe Valencia.
Në garën e Tajlandës, Martin la pas krahëve të tij Brad Binder, por për shkak të një penaliteti zbriti në shkallën më të ulët të podiumit, për t’i lënë vendin e liderit të kampionatit, Bagnaia. Më pas renditja u plotësua nga Bezzechi, që mori vendin e katërt me Dukatin e tij dhe la pas Espargaro, Quartararo dhe Marc Marquez. 10 vendet e para plotësohen nga Fabio di Giannantonio dhe Johann Zarco.