Një ndër çiftet më të komentuar të muajit, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, pasi tërhoqën vëmendje me debatet e tyre të nxehta publike, sipas mediave vendase mësohet se martesa e tyre është në krizë.
Siç raportojnë mediat e huaja, dyshja e njohur thuhet se po përballet me vendime shumë të vështira në prindërimin e përbashkët, pasi kanë fëmijë nga martesat e tyre të para.
“Faza e muajit të mjaltit ka mbaruar. Sigurisht, ata janë ende të dashuruar marrëzisht, por janë nën një presion të madh me angazhimet e punës dhe në qendër të vëmendjes dhe bashkimin familjar”, tha një prej mediave.
Ndryshe, çifti shpesh shihet në publik me familjarët e tyre, i cili përbëhet nga fëmijët e Benit, Violet, Seraphina dhe Samuel e fëmijët e Jenniferit, binjakët Maximilian David Muniz dhe Emma Maribel Muniz.