Kuqezinjtë ishin të pandalshëm sonte në Arenën Kombëtare përballë Çekisë, të cilën e mundën me rezultatin 3 me 0.
Seferi shënoi dy gola për Kombëtaren në pjesën e dytë të ndeshjes.Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën e nëntë, me supergolin e Asanit. Ndërsa një karton i kuq për kundërshtarin la Çekinë me 10 lojtarë.
Tani Gjermania eshte nje hap larg… Sakaq, Polonia mposhti 2-0 Ishujt Faroer.
Pjesa e pare – Pjese e pare e pabesueshme ne Air Albania Stadium aty ku kuqezinjte e Sylvinhos jane ne avantazh 1-0 ndaj Çekisë me golin e bukur të Jasir Asanit.
Shqiperi-Çeki ka nisur me fishekzjarre jashte fushe por edhe brenda saj, aty ku pas 9 minutash loje ka qene Jasir Asani qe ka realiuzar nje supergol, i treti ne gjashte ndeshje me kuqezinjte, duke ndeshkuar Çekine ashtu si beri ndaj Polonise.
Nje gol qe ka cmendur Air Albania dhe Tiranen, por qe ka ndezur gjithe Shqiperine dhe shqiptarinë…
Shqiperia i eshte afruar golit te dyte me pas me Cikalleshin qe ka mare nje top mjaft te bukur nga Asllani nga mesi i fushes, por portieri ka ndalur sulmuesin kuqezi.
Etrit Berisha me pas eshte ngjitur ne kateder me disa pritje te bukura brenda zone por ka qene momenti vendimtar ai qe ka ngritur peshe stadiumin pasi arbitri kryesor i ndeshjes ka treguar te kuqin.
Çekia gjen rrugën e rrjetës me Chytil, por arbitri akordon faull me sulmuesin që e prek topin me dorë. Ishte kartoni i dytë i verdhë dhe kështu çekët mbeten me 10 vetë.
Pjesa e dyte – Shqiperia ka nisur pjesen e dyte ashtu si te paren dhe kete here ka qene Taulant Seferi ai qe ka ngritur pezull stadiumin “Air Albania” teksa ka perfituar nga nje kundersulm i shpejte kuqezi, pasimin e Asanit te cilin Cikalleshi se ka kontrolluar dhe topi ka perfunduar te ish-lojtari i Tiranes qe ka ndeshkuar.
Pas nje verifikimi ne VAR per pozicionin e Asanit, arbitri kryesor ka akorduar dhe tani jemi 2-0!
Por Shqiperia nuk do te ndalet me kete gol sepse serish Taulant Seferi do te shtyje ne rrjete ne shtyllen e dyte pas asistit te Mirlind Dakut, i aktivizuar pjesen e dyte. Shqiperia 3-0!