Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
104 mijë euro për një natë. Propozimi që i ka ardhur futbollistes bukuroshe

104 mijë euro për një natë. Propozimi që i ka ardhur futbollistes bukuroshe

October 12, 2023
in Showbiz
Share on FacebookShare on Whatsapp

Alisha Lehmann, futbollistja ndërkombëtare me Zvicrën dhe ylli mediatik i Aston Villa, ka zbuluar se ka refuzuar më shumë se 104.000 euro për një propozim të pahijshëm, që të kalonte një natë me një personazh të famshëm.

Lojtarja 24-vjeçare, e cila ka më shumë se 15.5 milionë ndjekës vetëm në Instagram, pohoi në podkastin “Dir Tea Talk” se një burrë i famshëm ndërkombëtar i ofroi asaj shumë para në këmbim të seksit gjatë kohës që ishte në SHBA:

“Isha në Miami, vendi im i preferuar dhe takova disa miq në një klub. Mora një mesazh në celular, të cilit nuk iu përgjigja, por i njëjti person ma dërgoi mesazhin edhe përmes truprojës që kujdesej për të. Mesazhet më erdhën nga një person i njohur. Ne ishim takuar më parë në një event.

Në mesazhin e sjellë nga truproja e tij thuhej: Alisha, do të të paguaj 104 mijë euro për të kaluar një natë me ty”. Asnjë tundim për futbollisten bukuroshe të Aston Villa:

“Përgjigja ime ishte: Në asnjë mënyrë! Dhe vetëm për 104 mijë euro?!”Alisha Lehmann tha se njeriu i famshëm vazhdoi t’i dërgonte mesazhe dhe pranoi se “gjëja e çmendur është se unë ende e kam mesazhin e tij në telefonin celular. Është pak si marrëzi.

Po sikur mesazhi të jetë nga një futbollist? Nuk mund ta zbuloj emrin e tij. Por është shumë, shumë i njohur ndërkombëtarisht”.Situata e Alisha Lehmann të kujton atë të aktores Demi Moore në filmin e vitit 1993, “Propozimi i pahijshëm”, në të cilin miliarderi John Gage (Robert Redford) i ofron një milion dollarë Diana Murphy (Demi Moore) për të kaluar një natë me të dhe për t’i zgjidhur problemet financiare.

Douglas Luiz dhe Alisha Lehmann, të dy lojtarë/e të Aston Villa, e ndërprenë lidhjen e tyre në vitin 2022, pas gati një viti si çift.Në nëntor 2021, Alisha Lehmann publikoi një video në “stories” e saj, në të cilat shfaqej shumë e dashur me Douglas Luiz.

Para se të dilte me Douglas Luiz, bukuroshja zvicerane kishte një lidhje romantike me kolegen e futbollit Ramona Bachmann, një lojtare e njohur e PSG, që ka luajtur për Chelsea dhe Wolfsburg.Historia e dashurisë së Ramona Bachmann dhe Alisha Lehmann, e cila përfundoi më 7 mars 2021, u bë dokumentar i BBC-së.

Previous Post

Mark Zuckenberg reagon për sulmet e Hamas në Izrael

Next Post

Shqipëria “shkatron” Çekinë/ Euro 2024 një hap larg

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al