DASHI
Dash i dashur, këtë javë, duke filluar nga e enjtja, planetin Mars nuk do ta keni më kundërshtar. Më në fund do të mund të rifitoni energjitë dhe në ditët në vijim do të ndiheni më pak të lodhur dhe të stresuar. Ndërkohë, kushtojini vëmendje ditëve të së premtes dhe të shtunës, kur Hëna në prapavijë mund të sjellë disa pengesa të tjera në rrugën tuaj. Ditët më me fat të javës do të jenë e hëna dhe e marta.
DEMI
Të dashur Dema, më në fund këtë javë, duke filluar nga e hëna, planeti Venus do të jetë sërish aktiv në favorin tuaj! Pas muajsh transiti që ju sollën shqetësime në fushën e ndjenjave, tani do të mund të gjeni qetësinë me partnerin tuaj. Gjithsesi për beqarët do të jetë e mundur që të kenë një takim me fat. Marsi, për fat të keq, hyn në pozicion të pafavorshëm, duke ju sjellë stres dhe lodhje.
BINJAKËT
Të dashur Binjakë, nëse në muajt e fundit keni shijuar kënaqësi të mëdha në dashuri, tani për fat të keq planeti Venus do t’ju kthejë shpinën. Në ditët në vijim mund të përjetoni disa momente krize me partnerin tuaj dhe sigurisht që nuk do të mungojnë debatet. Ndërkohë fokusojeni gjithçka në ditët e Hënës me fat, të premten dhe të shtunën. Hëna e pafavorshme, megjithatë, të mërkurën dhe të enjten, do të ndikojë që të keni disa shqetësime në zyrë.
GAFORRJA
Të dashura Gaforre, më në fund këtë javë planeti i dashurisë do të aktivizohet sërish në favorin tuaj! Nga e hëna e në vazhdim ju presin disa surpriza të këndshme. Venusi do të sjellë një valë pasioni në jetën tuaj dashurore! Planeti Mars do të bëhet gjithashtu aktiv në favorin tuaj ditën e enjte. Nëse muajt e fundit kanë qenë mjaft të lodhshëm dhe plot stres, periudha e ardhshme do t’ju lejojë të rikuperoni energjitë.
LUANI
Të dashur Luanë, planeti Venus ka muaj që kalon në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një verë plot dashuri dhe pasion! Tani ka ardhur koha t’i thoni lamtumirë atij, por kjo nuk do të thotë se jeta juaj dashurore do të shkojë më pak mirë se më parë. Tani do të mund të korrni atë që keni mbjellë. Ditën e enjte, për fat të keq, planeti Mars do të kthehet në pozicion të pafavorshëm dhe mund të ndiheni më të lodhur se zakonisht.
VIRGJËRESHA
Të dashura Virgjëresha, a jeni gati për të pritur Venusin e shkëlqyer në shenjën tuaj? Që në krye të javës, planeti i dashurisë do të shkëlqejë për ju, gati për t’ju dhuruar takime për t’u mbajtur mend ose, nëse tashmë jeni në çift, për të forcuar marrëdhënien tuaj, duke ju shtyrë ju dhe partnerin tuaj të bëni plane të reja për të ardhmen. Marsi gjithashtu do t’ju buzëqeshë, duke ju dhënë energji të madhe dhe do t’jua shtojë dëshirën për t’u angazhuar sa më shumë me punë.
PESHORJAT
ë dashura Peshore, planeti Mars do të qëndrojë në shenjën tuaj deri të enjten, duke ju dhuruar një pjesë të parë të javës plot energji! Mirëpo, mes së premtes dhe të shtunës do të mund të shijoni praninë e Hënës, e cila do t’ju sjellë fat. Planeti Mërkur, gjithashtu në shenjë, është gati t’ju japë takime dhe mundësi për të mos u humbur, sidomos në vendin e punës. Surpriza të këndshme ju presin.
AKREPI
Të dashur Akrepa, më në fund do të merrni frymë të lehtësuar. Do të merrni këtë javë dy lajme të mrekullueshme. Para së gjithash, planeti Venus, pas një transiti të gjatë të pafavorshëm në shenjën tuaj, do t’ju buzëqeshë përsëri, i gatshëm t’ju japë shumë qetësi në fushën e ndjenjave. Për më tepër, ditën e enjte, planeti Mars do të hyjë në shenjën tuaj. Do të fillojë për ju një periudhë e mbarë, gjatë së cilës do të ndiheni më mirë fizikisht dhe mendërisht.
SHIGJETARI
Të dashur Shigjetarë, këtë javë, për fat të keq, planeti Venus do t’ju kthejë shpinën. Pasi e ka mbështetur lidhjen tuaj romantike muajt e fundit, tani mund t’ju sjellë juve dhe partnerit tuaj disa momente krize. Për beqarët, takimet e para mund të mos shkojnë siç shpresohet. Ditët më me fat të javës
BRICJAPI
Të dashur Bricjapë, ka për ju një lajm të shkëlqyer në frontin e ndjenjave. Ditën e hënë, planeti Venus, joaktiv muajt e fundit, do të rikthehet të veprojë në favorin tuaj, duke ju sjellë shumë më tepër fat në dashuri! Për më tepër, planeti Mars do të bëjë një transit pozitiv për shenjën tuaj dhe do të rikuperoni energjitë dhe do të ndiheni më të fortë se kurrë! Në aspektin profesional do të merrni një lajm të mirë.
UJORI
Të dashur Ujorë, e keni pritur këtë moment prej muajsh. Më në fund, duke filluar nga e hëna, planeti Venus nuk do të jetë më kundërshtar i shenjës suaj! Vera nuk ishte e lehtë nga pikëpamja emocionale, por tashmë kriza e madhe ka mbaruar dhe pak nga pak do të mund të rifitoni qetësinë, qofshi beqarë apo çift! Ndërkohë kujdes nga Hëna në prapavijë të hënën dhe të mërkurën, e cila do të jetë paksa stresuese.
PESHQIT
Të dashur Peshq, këtë javë për fat të keq planeti Venus do të kthehet në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Në javët në vijim mund të përjetoni një krizë në çiftin tuaj, e cila do t’ju bëjë të vini në dyshim lidhjen tuaj ose në çdo rast të pyesni veten se çfarë doni vërtet nga një marrëdhënie… E mërkura dhe e enjtja do të jenë veçanërisht të vështira, edhe për shkak të Hënës armike. Marsi, megjithatë, ju jep forcë dhe energji.