Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të dielen gjatë orëve në vijim do të keni mundësi të merrni rezultate më të mira se ditët e mëparshme dhe gjithashtu do të mund të zhbllokoni disa situata dhe të merrni disa lajme të mira. Priten sqarime në dashuri.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të dielen një fundjavë e rëndësishme për punën pasi mund të keni disa lajme të rëndësishme. Disa probleme mund të kapërcehen në muajt e ardhshëm ndaj përpiquni të mos dekurajoheni.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të dielen dedikojini fundjavën dashurisë dhe miqësive. Për sa i përket punës, ju keni dy planetë të rëndësishëm (Marsin dhe Diellin) në krah, ata do t’ju ndihmojnë të kapërceni problemet që mund të lindin së shpejti.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Të dielen fundjavë pak poshtë, e ndrydhur. Mundohuni të jeni të kujdesshëm në punë. Mund të ketë konflikte edhe në nivelin sentimental, por kjo është një krizë e përkohshme. Mundohuni të qëndroni të qetë.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Të dielen do të jete një fundjavë paksa e përmbajtur përsa i përket ndjenjave pasi do të donit diçka më shumë. Megjithatë, përpiquni të qëndroni të qetë.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Të dielen ju jeni duke përjetuar orë rikuperimi në të cilat mund të shpreheni lirshëm dhe të gjeni përgjigjet që kërkoni. Ditë e mirë për beqarët pasi takimet janë të favorizuara. Shikoni përreth!
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të dielen në këtë periudhë jeni shumë të stresuar dhe kjo mund të ketë pasoja në marrëdhënien tuaj në çift. Mundohuni të jeni të kujdesshëm. Ka ardhur koha për të vlerësuar situatën dhe për të kontrolluar vetë marrëdhënien.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të dielen një fundjavë pozitive për ju, veçanërisht për ndjenjat tuaja. Nëse jeni vetëm mund të dashuroheni, ndërsa nëse jeni në çift mund të rizbuloni pasionin. Mund të merrni edhe ndonjë lajm të mirë.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Të dielen po përjetoni një fundjavë të rëndësishme për ndjenjat. Dashuria po ecën shumë mirë në këto orë dhe shumë shpejt mund të ketë lajme pozitive si për çiftet me përvojë ashtu edhe për ata që janë në fillim të historisë së tyre.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Të dielen është një fundjavë që ju sheh të nënshtruar pasi jeni të stresuar, të tensionuar dhe të zemëruar. Kini kujdes sepse këto emocione tuajat mund t’ju bëjnë të ndërveproni negativisht me të tjerët.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Të dielen gjatë orëve në vijim mund të keni një afrim me një person nga e kaluara juaj, por kujdes, ndonjëherë keqardhja nuk është ndjenja më e mirë për të bërë zgjedhje. Ju gjithmonë dëshironi të ndryshoni.
PeshqitTë lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Të dielen keni ardhur nga një ditë shumë pozitive e cila ju lejoi të rikuperoni energji dhe situata të llojeve të ndryshme. Mundohuni të pranoni të gjitha lajmet dhe mos qëndroni pa lëvizur.