A është e mundur t’i rezistosh tundimit të tradhtisë? Psikologët dhe seksologët rekomandojnë të paktën tre strategji që zakonisht përdoren për të mos u dorëzuar. E para është të përmirësoni marrëdhënien në çift që zgjidhet më shpesh, sipas një eksperimenti të përdorur nga 75% e njerëzve, duhet të investoni më shumë në marrëdhënien tuaj dhe t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit tuaj. E dyta, e quajtur shmangie proaktive, konsiston në distancimin nga njerëzit e rrezikshëm dhe joshës. Dhe së fundi, mund të jetë e dobishme të përdorni të ashtuquajturin përjashtim nga tundimi, domethënë të përqendroheni te ndjenja e fajit dhe ta detyroni veten ta shihni personin e tretë në një këndvështrim negativ.
Por në realitet, asnjë nga tre strategjitë nuk është efektive, siç tregohet nga studimi i Universitetit të New Brunswick në Kanada, i cili i identifikoi ato duke intervistuar 362 çifte, të cilët më pas u kontaktuan sërish pas disa kohësh për të kontrolluar nëse kishte pasur tradhti.
Sipas ekspertëve, nëse lind dëshira është e vështirë t’i rezistosh, ndaj është e nevojshme që të mos ekspozoheni ndaj tundimeve, me një përpjekje vullneti.
Një studim tjetër nga Universiteti Shtetëror i Floridës mbi çiftet hetero zbuloi se individët që ishin në gjendje të largonin vëmendjen nga imazhet e njerëzve tërheqës të seksit të kundërt kishin 50% më pak gjasa të tradhtonin. Së fundmi ata që nuk shikojnë përreth i rezistojnë tundimit.