Ballkani merr fitoren e parë në këtë edicion të Conference League. Skuadra nga Suhareka mposhti për llogari të Grupit C, Dinamon e Zagrebit me shifrat 2-0.
Një triumf që i garanton Ballkanit vendin e dytë në grup si dhe shton shanset për një kualifikim të mundshëm që do ta bënte edhe më historik këtë pjesëmarrje të dytë të suharekasve në Conference League.
Sa i takon kronikës së ndeshjes, në pjesën e parë të besuarit e trajnerit Ilir Daja u shfaqën më mirë se kundërshtari dhe sinjalin e parë e dhanë që në minutën e tretë me anë të Almir Kryeziut. Ky i fundit pretendoi për një 11-metërsh, por aksioni ishte i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje të sulmuesit. Në minutën e 17-të, Berisha “vjedh” një top nga kundërshtarët dhe godet portën e Dinamos, por aty portieri Nevistic priti në pozicion.Në vijim, ishte radha e Edvin Kuc dhe sërish Kryeziut që tentuan portën e kroatëve, por në njërin rast nuk u shënjestrua kuadrati ndërsa në rastin tjetër, goditja ishte e lehtë dhe u kontrollua nga portieri i Dinamo Zagreb. Megjithatë, goli “ndjehej në ajër” dhe erdhi në minutën e 44-të. Qëndrim Zyba ftoi në aksion Kryeziun i cili u shkëput bukur dhe nuk fali përballë portierit kundërshtar. Anësori akordoi pozicion jashtë loje, por ishte VAR që lejoi festën në Fadil Vokrri. Kështu, vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë ndërsa në të dytën, miqtë shtuan dozën ofensive.