Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Alarm: Shqipëria e treta me normat më të ulëta të lindshmërisë në Europë

Alarm: Shqipëria e treta me normat më të ulëta të lindshmërisë në Europë

October 10, 2023
in Lajme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Shtyrja e moshës së martesës, karriera dhe ndryshimi ë stilit të jetesës po i bën gratë shqiptare gjithnjë e më pak të prirura për të krijuar familje edhe për të lindur më shumë se një fëmijë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 2015 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Në 100 gra në moshë riprodhimi linden vetëm 121 fëmijë, nga 132 fëmijë që lindën më 2021. Që nga viti 2001 me 2023 norma e fertilitetit është përgjysmuar duke rënë nga një nivel 2.31 fëmijë për grua në 1,21 fëmijë.

E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13).Indeksi ë fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.

Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,32 fëmijë për grua më 2021 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.

Lindshmëria bie te moshat e reja, rritet për grupmoshat më të vjetraINSTAT raportoi se në 2022 lindshmëria ka rënë për grup-moshat 20-24 dhe 25-29, 35-39 vjeç, ndërsa për grup-moshat më të vjetra ka pësuar rritje të lehtë. Në vitin 2022, mosha mesatare në lindje është 29,5 vjeç.

Vitin e kaluar linden 24.688 foshnja me rënie 13 për qind në raport me 2021. Raporti gjinor në lindje është 107, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 107 djem.

Ky raport është më ë lartë se raporti natyral, i cili është 105.Koeficientet specifikë të lindshmërisë sipas gjinisë për 2022, mbështesin faktin se burrat e fillojnë aktivitetin e të pasurit fëmijë relativisht më vonë se gratë, afërsisht një 5 vjeçar më vonë, ndërkohë që normat e lindshmërisë pas të 30-ave ë kanë më të larta se gratë.Koeficienti bruto i riprodhimit (KBR) është një tregues ë mirë për matjen e rritjes së brezave të ardhshëm.

Ai mat normën me të cilën gratë zëvendësojnë veten e tyre gjatë viteve të jetës riprodhuese. Mënyra e llogaritjes së KBR-së është e njëjtë me atë të ISF-së, por në këtë rast merren parasysh vetëm lindjet gra.Në vitin 2022, KBR-ja është 0,59 që do të thotë se gratë në Shqipëri janë rreth 41 për qind larg zëvendësimit të vetvetes.

Ky tregues ndikohet direkt nga sjellja riprodhuese e grave e shprehur nga ISF-ja dhe nga raporti gjinor në lindje.Lindshmëria në adoleshencë është zvogëluar në krahasim me një vit më parë.

Në vitin 2022, ka 10,0 lindje për çdo 1.000 vajza të grup-moshës 15-19 vjeç nga 12,1 lindje që ishin në 2021.Me këtë ecuri popullsia e Shqipërisë pëson rënie në mënyrë të pakthyeshme, pasi do të ketë gjithnjë e më pak femra, të cilat janë baza e riprodhimit.

Në vitin 2021, KBR-ja është 0,63 që do të thotë se gratë në Shqipëri janë rreth 37 për qind larg zëvendësimit të vetvetes. Ky tregues ndikohet direkt nga sjellja riprodhuese e grave dhe nga preferenca për të lindur djem./ Burimi “MONITOR”

.

Previous Post

Publikohet lista për ndeshjen me Çekinë, rikthehet Armando Broja

Next Post

“Nobeli i Paqes” shkon për aktivisten e të drejtave të grave që ndodhet në burg ne Iran

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al