Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Gol pas 359 ditësh. Armando Broja qetëson të gjithë: Asnjë dëmtim

Gol pas 359 ditësh. Armando Broja qetëson të gjithë: Asnjë dëmtim

October 10, 2023
in Sport
Share on FacebookShare on Whatsapp

Armando Broja shënoi golin e tij të parë te Chelsea pas 359 ditësh, shkaku i lëndimit që kishte pësuar në ligamente. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 19-të në fitoren 2-0 të Bluve në udhëtim te Fulhami në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

Pas ndeshjes, Broja ka thënë se është një ndjenjë e mirë kur shënon gol, pasi tashmë dihet se skuadra londineze ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e zhvilluara.“Fitorja është një nxitje masive për ne si skuadër. Kemi prezantuar një ekip krejtësisht të ri këtë verë, kështu që ka qenë për njohje”, ka thënë fillimisht Broja.“Është e mahnitshme.

Si sulmues gjithmonë dëshiron të shënosh, në skenën e madhe dhe në momentet e mëdha. Një ndjenjë e pabesueshme të shënosh edhe në një derbi”.“Fitoret sjellin atë besim dhe pozitivitet, mes grupit, tifozëve, rreth klubit. Kështu që është e rëndësishme të fitosh dhe ta bësh këtë sa më shumë që mundesh, dhe të luash mirë e shton këtë pozitivitet.

Thjesht duhet të vazhdojmë përpara”, ka shtuar më tej sulmuesi shqiptar.Kishte shqetësime kur Broja u zëvendësuar në minutën e 65-të, por që lojtari bëri të ditur se ishte vetëm një goditje e lehtë dhe nuk dëshironte të rrezikonte.

Previous Post

Pentagoni hap një faqe me foto dhe informacione mbi UFO-t

Next Post

Peshorja/ Me cilat shenja të zodiakut përshtateni më shumë në aspektin romantik?

Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al