Gucci ka punësuar një nga çiftet e reja më të njohura të Hollivudit për të qenë fytyrat e fushatës së saj të fundit.
Bëhet fjalë për Kendall Jenner dhe Bad Bunny, të cilët janë pjesë e fushatës së fundit të shtëpisë italiane të modës, të quajtur “Gucci Valigeria”.
Fotot dhe videot e publikuara nga rrjetet sociale të markës së famshme tregojnë çiftin duke u përgatitur për të hipur në aeroplan duke ecur me nxitim nëpër korridoret e aeroportit, ndërsa të dy janë të veshur me rroba Gucci dhe mbajnë valixhe me të njëjtin emër.
Fushata, e cila “eksploron intimitetin e udhëtimit së bashku “, paraqet një moment të këngëtarit duke mbështjellë krahët rreth Jenner-it ndërsa ata ulen mbi valixhet Gucci.
Gucci tha se fushata do të shfaqë gjithashtu dizenjo të reja me detaje lëkure, duke shtuar se koleksioni i ri jo vetëm që do t’i bëjë homazh historisë së tij, por gjithashtu do të paralajmërojë një epokë të re të aventurave dhe udhëtimeve luksoze.
Bad Bunny dhe Jenner u panë për herë të parë së bashku në një takim të dyfishtë me miqtë e tyre Hailey dhe Justin Bieber në shkurt 2023.