Foli.al
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Horoskopi
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Sport
No Result
View All Result
Foli.al
No Result
View All Result
Arrestohet një person për vrasjen e Tupac Shakur

Arrestohet një person për vrasjen e Tupac Shakur

October 10, 2023
in Lajme, Showbiz
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një juri e madhe ka paditur Duane Keith “Keffe D” Davis në lidhje me vrasjeen e reperit Tupac Shakur.

“Një arrestim është bërë në Las Vegas në lidhje me vrasjen e reperit Tupac Shakur në vitin 1996”, tha një burim i zbatimit të ligjit për CNN.

Shakur u qëllua dhe u vra ndërsa po largohej nga një ndeshje boksi në Las Vegas Strip. Vdekja e tij e parakohshme – reperi ishte vetëm 25 vjeç – ka qenë objekt i teorive konspirative dhe një hetimi prej dekadash.

Davis e ka vendosur veten prej kohësh në skenën e krimit, duke thënë se ai ishte në sediljen e përparme të Cadillac-ut të bardhë që ishte pranë makinës së Shakurit kur të shtënat u dëgjuan nga sedilja e pasme, duke vrarë muzikantin. Reperi u qëllua katër herë dhe vdiq gjashtë ditë më vonë.

Kur policia kontrolloi shtëpinë e gruas së Davis në korrik, ata sekuestruan një kopje të kujtimeve të tij , në të cilën detajonte jetën e bandës së rrugës dhe vrasjen e Shakurit. Në kujtimet, Davis e përshkruan veten si një nga dy dëshmitarët e gjallë, tjetri është Marion ‘Suge’ Knight, ish-CEO i Death Row Records, i cili tani po vuan dënimin në burg për vrasje nga pakujdesia për një rast që nuk ka lidhje.

Vëllai i Tupac, Mopreme Shakur, i cili është gjithashtu reper, reagoi duke thënë  se lajmi për arrestimin e Davis është “i hidhur”. “Kemi kaluar dekada dhimbjeje. Ata kanë vite që e dinin  për këtë djalë”, u shpreh ai. “Pra, pse tani? Për ne kjo nuk ka mbaruar. Ne duam të dimë pse, dhe nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor. Foli.al

Tags: CES 2017Election ResultsTrump InaugurationUnited Stated
Previous Post

Mick Jagger: Nuk do u le para fëmijëve të mi

Next Post

Fedez me urgjencë në spital, çfarë i ndodhi reperit

Leave Comment
Foli.al

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Browse by Category

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Lufta e “gjigandëve”! Sa rrezikon Musk dhe kompanitë e tij nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

June 6, 2025
“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

“Elon e ka humbur plotësisht mendjen”, Trump flet për Fox News pas ‘divorcit’ me miliarderin

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al

No Result
View All Result
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Lajme
  • Intervista
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Risi & Kuriozitete
  • Shkencë
  • Modë
  • Horoskopi
  • Sport

© 2023 Foli.al - Lajme Premium Foli.al